login ~ login ~ login ~ login ~ login ~ login ~ login ~ login ~ login ~ login ~ login ~
Logohuni
Hyni në llogarinë tuaj për të hyrë në informacionin e profilit, historinë e porosive dhe më shumë.
Si të heqësh aknet është pyetja që bëjnë miliona njerëz në Shqipëri dhe Kosovë çdo ditë. Aknet janë një nga problemet më të zakonshme të lëkurës — dhe jo vetëm te adoleshentët
Aknet shfaqen kur poret e lëkurës bllokohen nga sebumi i tepërt, qelizat e vdekura dhe bakteret. Lëkura yndyrshme prodhon më shumë sebum — yndyrë natyrale — që bllokon poret dhe krijon kushte ideale për bakteret Cutibacterium acnes. Rezultati është shfaqja e pustulava, papulava dhe pikat e zeza që njihen si akne.
Faktorët kryesorë që shkaktojnë akne janë prodhimi i tepërt i sebumit, ndryshimet hormonale, stresi, ushqyerja e dobët dhe produktet kozmetike të papërshtatshme.
Si të Heqësh Aknet — 5 Hapat Kryesorë
Gabimet më e madhe që bëjnë personat me akne është pastrimi i tepruar. Larja e fytyrës 3-4 herë në ditë stimulon lëkurën të prodhojë edhe më shumë sebum — duke përkeqësuar aknet. Laje fytyrën maksimum 2 herë në ditë — mëngjes dhe mbrëmje.
Zgjedh një xhel pastrues të formuluar posaçërisht për lëkurë yndyrshme dhe me akne. Xheli pastrues Bionnex Perfederm përmban AHA enzima nga ekstrakte frutash që pastrojnë thellë poret pa i irrituar. Formula prebiotike ruan mikrobiomën natyrore të lëkurës dhe ph-in e balancuar.
Acid salicilik është përbërësi #1 i rekomanduar nga dermatologët për aknet. Ky BHA (Beta Hydroxy Acid) depërton thellë brenda poreve dhe largon sebumin dhe qelizat e vdekura që bllokojnë. Redukton inflamacionin dhe parandalon formimin e akneve të reja.
Acid Salicilik 2% nga Bionnex aplikohet direkt mbi aknet si trajtim i përqendruar. Filloni me 2-3 herë në javë dhe rriteni gradualisht sipas tolerancës së lëkurës.
Pas pastrimit, lëkura ka nevojë për balancim të pH-it. Toner-i për lëkurë yndyrshme nga Celenes minimizon poret, largon mbetjet e pastruesit dhe përgatit lëkurën për produktet e tjera. Aplikoje me një pambuk duke fërkuar butësisht — shmangni zonën rreth syve.
Shumë njerëz me akne anashkalojnë hidratimin — gabim i madh! Lëkura e tharë nga produktet kundër akneve prodhon edhe më shumë sebum si kompensim. Zgjedh një krem të lehtë, jo-komedogjenike (nuk bllokon poret) si kremi Bionnex për parandalimin e akneve që hidraton pa rënduar lëkurën.
Acid salicilik dhe produkte të tjera kundër akneve e bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj diellit. Pa mbrojtje SPF, njollat nga aknet bëhen më të errëta dhe të qëndrueshme. Apliko çdo mëngjes kremin dielli SPF50 — formuluar posaçërisht për lëkurë yndyrshme dhe me akne.
Mos i shtrydh aknet — kjo fut bakteret më thellë dhe lë njolla të përhershme. Mos ndryshosh produkte çdo javë — lëkura ka nevojë për 4-6 javë për të treguar rezultate. Mos përdor produkte me parfum — parfumi irriton lëkurën dhe përkeqëson aknet. Mos harro jastëkun — ndërroje çarçafin e jastëkut 2 herë në javë.
Me rutinën e duhur kundër akneve rezultatet fillojnë të shihen brenda 2-4 javësh. Aknet ekzistuese zvogëlohen, poret minimizohen dhe lëkura duket më e pastër. Për rezultate të plota dhe të qëndrueshme nevojiten 2-3 muaj përdorim të rregullt.
Për luftën kundër akneve, by Sweden Skincare rekomandon rutinën e plotë me Set Akne Lëkurë Yndyrshme 3në1 — xhel pastrues dhe krem Bionnex bashkë me toner Celenes. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe formuluara posaçërisht për lëkurën yndyrshme dhe me akne.
Ke pyetje për lëkurën tënde? Bëj Skin Test falas dhe merr rekomandimin e personalizuar për tipologjinë e lëkurës sate!
Hyni në llogarinë tuaj për të hyrë në informacionin e profilit, historinë e porosive dhe më shumë.